E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: E shkuara nuk mund të shërbejë më si justifikim për dështimet e shqiptarëve

Share

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është shprehur se e shkuara nuk mund të shërbejë më si justifikim për dështimet e shqiptarëve. Deklarata e Arvizusë është bërë gjatë konferencës Demokratizimi i mëtejshëm i rajonit si kriter për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Demokratizmi nuk është thjesht një kriter për integrimin rajonal. Është procesi që vendos kornizën që populli shqiptar të punojë bashkërisht me bashkësinë ndërkombëtare. Demokratizimi nuk është proces i lehtë, veçanërisht për një vend që ka qenë në një sistem autokratik për disa breza, sepse kërkon durim, bashkëpunim dhe gatishmëri për të vendosur të ardhmen e përbashkët të vendit përpara ambicieve personale”, tha Arvizu duke shtuar se, “E shkuara mund të ndikojë në disa prej sfidave që Shqipërisë i duhet të kapërcejë për të paraqitur një kulturë më demokratike, por e shkuara nuk mund të përdoret më si një justifikim për dështimet e Shqipërisë në zbatimin e proceseve demokratike dhe në ecjen e saj përpara”, tha Arvizu gjatë fjalës së tij, ndërsa kërkoi nga ana e  Shqipërisë që të ndjekë shembullin e Sllovenisë dhe Kroacisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›