E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Sanninos:Mazhoranca, vullnet për konsensus

Kryeministri Sali Berisha ka garantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino se maxhoranca do të tregojë vullnet maksimal për gjetjen e konsensusit për plotësimin e kritereve të BE në rrugën e integrimit të vendit në BE.

Gjatë takimit të sotëm në kryeministri, Berisha e falënderoi Saninon dhe delegacionin e BE-së për kontributin e dhënë në çuarjen përpara të dialogut dhe gjetjen e zgjidhjeve të nevojshme, në kuadër të trajtimit të rekomandimeve të KE-së.

“Puna e mirë dhe arritjet e kohëve të fundit kanë hasur në vështirësi të cilat kapërcehen me dialog konstruktiv”- tha Berisha, duke siguruar atë se qeveria shqiptare ka vullnet të plotë për të finalizuar me sukses të gjitha përpjekjet për përmbushjen e 12 prioriteteve.

Drejtori i përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Europian Stefanno Sannino vlerësoi hapat e bëra kohët e fundit në drejtim të zgjidhjes së një numri çështjesh të paraqitura nga Bashkimi Europian.
Ai gjithashtu vlerësoi përpjekjet dhe qëndrimet konstruktive në lidhje me përmbushjen e prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›