Një kinez poston fotot e një UFO-je që e mban në frigorifer
Një kinez ka postuar në internet fotografitë e një alieni të cilin e mban të mbyllur në frigorifer.
Li pretendon se e kishte “kapur” alienin pas një përplasje gjatë uljes së tij në Mars.
Sipas tij, ai ka parë një formacion të UFO-ve dhe dëgjoi një gumëzhimë në qiell në provincën Binzhu Shangdong.
Megjithatë, fotot kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku persona të shumtë I kanë cilësuar ato si spekulime.
Ndërkohë policia kineze ka deklaruar se krijesa që mban në frigorifer Li nuk është një alien apo qënie njerëzore, por një trup në formë alieni i përbërë prej gome me cilësi së lartë.
