E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Kreu i ri i shtetit person me integritet

Integrimi Ambasadori i SHBA

Ambasadori i SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu ne intervisten e dhene per Shqip me 24 dhjetor te vitit te shkuar deklaroi se ceshtja e presidentit te ri do te jete shume e veshtire vitin e ardhshem. Besoj se ka qene inkurajues fakti qe ne javet e fundit ne kemi pare qe opozita dhe mazhoranca jane marre vesh per zgjedhjen e Avokatit te Popullit apo te KLSH-se. Ky eshte lajm i mirepritur por eshte ceshtje e ndryshme nga perzgjedhja e presidentit. Nuk jam i sigurt se cdo te thote te pasurit e nje presidenti konsensual por e rendesishme eshte qe partia ne pushtet dhe opozita te mund te perqendrohen te Kushtetuta e vendit per te pare se cili mund te jete individi me i mire per kete rol te vecante. E kam thene shume here qe ky rol duhet te kete nje ndarje me pushtetet e tjera duhet te kete nje ndarje mes presidentit dhe kryeministrit. Kjo eshte me e mire per vendin kur ka nje marredhenie te mire dhe respekt per njeri-tjetrin. Nuk jane burra qe njeri vulos ate qe thote tjetri por ata jane ne konflikt dhe kjo nuk eshte domosdoshmerish e mire. Nese me pyesni se cilat jane cilesite qe duhet te kete presidenti i ardhshem i Shqiperise une do te thosha perpos integritetit dhe gjerat qe lidhen me te duhet kuptuar qe presidenti eshte kreu i shtetit dhe kryeministri eshte kreu i qeverise. Presidenti eshte simbol i unitetit te njerezve ka gjithashtu edhe disa pergjegjesi kushtetuese pergjithesisht per gjyqesorin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›