E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Sequi Brukseli te vleresoje konsensusin

Ministri i Jashtem takon ambasadorin e Bashkimit Europian ne Tirane

Delegacioni i Bashkimit Europian ne Shqiperi eshte vendosur ne levizje per sa i perket detyrimit te Shqiperise per te permbushur 12 rekomandimet qe i jane lene detyre shtepie nga KE. Ne kete kuader ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi zhvilloi dje nje takim me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto. Sipas zyres se shtypit te ministrise ne kete takim u diskutua per situaten politike ne vend si dhe per dinamiken e zhvillimeve ne plotesimin e detyrave qe ka Shqiperia per procesin e integrimit europian. Po keshtu ne deklarate theksohet fakti se Haxhinasto e ka garantuar ambasadorin Sequi per angazhimin e plote te qeverise shqiptare per te punuar ne drejtim te realizimit te pritshmerive te vendosura nga Komisioni Europian. Po keshtu kreu i diplomacise shqiptare i ka premtuar ministrit te Jashtem per ndermarrjen e reformave politike ashtu dhe atyre tekniko-juridike nga ana e Shqiperise. Po keshtu Haxhinasto citohet ti kete kerkuar ambasadorit Ettore Sequi qe edhe Bashkimi Europian ne menyre konkrete te vleresoje progresin aktual te klases politike ne vend. Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto u shpreh se pritshmeria jone eshte qe konsolidimi i situates se re ne Shqiperi te reflektohet ne nje vendimmarrje pozitive nga ana e Bashkimit Europian si per marrjen e statusit te vendit kandidat ashtu dhe per hapjen e negociatave per anetaresimin e Shqiperise ne BE deklarohet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Jashtme pas ketij takimi. Takimet e Sequi pritet te vazhdojne edhe me perfaqesues te tjere politike ne kuader te nevojes qe Shqiperia ka per te ecur sa me shpejt ne procesin e integrimit ne Bashkimin Europian. Kjo pasi vendi ka humbur dy vite rresht te drejten per ta marre kete status nisur nga politika e brendshme e trazuar e cila ka ndikuar me pas edhe ne moskryerjen e reformave. Por edhe tashme qe ligjet qe kerkonin bashkepunim kane marre miratimin e shumices derrmuese te Parlamentit rruga drejt statusit te vendit kandidat duket e veshtire. Kjo sepse europianet kerkojne prova konkrete per sa i perket progresit me reformat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›