Meta: Jam i zhgënjyer nga prokuroria, por do ta fitoj këtë betejë. Nuk merrem me Priftin, unë jam peshë e madhe, një luan
Ilir Meta, gjatë një vizite që ka kryer në Shkodër, ka folur edhe për pretencën e prokurorisë ditën e djeshme, e cila kërkoi dënimin e tij me 2 vjet burg. Metë tha se ndjehet i zhgënjyer nga prokuroria, ndërkohë pohoi se do ta fitojë këtë betejë.
Jam i zhgënjyer nga kërkesa e prokurorisë. Kam dyshimet e mia për prokurorinë, e cila duhet ti shmanget kthimit në një organizatë kriminale. Megjithatë, pavarësisht kësaj, unë do ta fitoj këtë betejë, ka thënëMeta.
Më tej, ai u shpreh se është për një shtet ligjor, duke pohuar se do të vazhdoj të jem një qytetar i përgjegjshëm dhe që vazhdon të respektojë ligjet.
Ilir Meta ka folur edhe për Dritan Priftin, duke thënë se, Një luan nuk merret me një mi moçalesh. Unë jam peshë e madhe, nuk merrem me Priftin.
Sipas Metës, me anë të dënimit të tij, po përpiqen që të prishin imazhin e LSI-së. Ai ka thënë se do ti shkojë kësaj çështje deri në fund, dhe do tu drejtohet edhe gjykatave europiane.