E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Qeveria rrit taksen per bizneset e vogla

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i opozitës Edi Rama i ka përcjellë një lajm shokues të gjithë atyre shqiptarëve të cilët kanë ndërtuar biznese të vogla.

Rama tha se në një kohë kur PS kërkon heqjen e taksës së biznesit të vogël, Kryeministri Berisha jo vetëm që s’ka ndërmend ta heqë atë, por rrit taksimin për këtë lloj biznesi.

“Besoj se është me shumë rëndësi, që të gjithë ata që janë të vetëpunësuar dhe më konretisht të gjithë shqiptarët, që sot jetojnë me një biznes të vogël,të marrin vesh se pas 25 marsit, kur hyn në fuqi ligji i ri për Sigurimet Shëndetësore do të paguajnë kokë më kokë 70 dollarë më shumë. Cdo i vetëpunësuar në Shqipëri pas 25 marsit, do të ketë një rritje taksash me 70 dollarë.  Në total 5 milionë dollarë të tjera do t’i merren biznesit të vogël drejtëpërdrejtë nga xhepinë formën e një ngarkese të re me taksat”, tha Rama.

Zoti Rama u ndal edhe në atë që ai e quajti rrënim të shëndetësisë shqiptare duke ritheksuar projektin e opozitës që cdo qytetar shqiptarë do të marrë shërbim shëndetësor falas nëpërmjet ndërtimit të shërbimit kombëtar shëndetësor. Ky shërbim theksoi Rama nuk është një ëndërr por një plan i mirëstudiuar që do të marrë jetë nga Qeveria e ardhshme socialiste. “Si një qeveri me një kryemistër në krye që i kanë shterruar  idetë dhe vjedh copëza nga programi për një rilindje shqiptare”, kështu i ka komentuar kryetari PS, propozimet e fundit të Kryeministrit Berisha që lidhen me heqjen e TVSH për makineritë dhe imputet bujqësore.

“Që në mars 2012 e kemi bërë këtë propozim. Të gjithë e mbajnë mend kundërshititë ne veçanti ato të Berishës duke akuzuar grupin parlamentar socialist se me këto propozime janë duke ndihmuar klientelën e tyre”, tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›