Arvizu: Më 6 gusht hiqni imunitetin

Apeli i ambasadorit amerikan drejtuar mazhorancës dhe opozitës, pas marrëveshjes konsensuale për Kodin Zgjedhor. Në sinkron me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, është edhe diplomatja gjermane Holtkemper
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka përshëndetur nga Gjirokastra kompromisin e arritur për kodin zgjedhor. Ai e ka cilësuar shumë të rëndësishme marrëveshjen e arritur mes palëve, ndërsa është shprehur se më shumë rëndësi ka heqja e imunitetit. Sipas tij votimi më 6 gusht në parlament për heqjen e imunitetit është jetik. “Presim që në 6 gusht të kalojë gjithçka”- deklaroi Arvizu, ndërsa shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin e Shqipërisë në BE.
Ndërkaq, të njëjtin qëndrim ka shprehur edhe ambasadorja gjermane Karola Muller Holtkemper. Nga Dardha e Korçës, ambasadorja gjermane ka komentuar kompromisin e arritur për reformën zgjedhore. Ajo është shprehur e kënaqur për marrëveshjen e arritur mes palëve politike, lidhur me reformimin e kodit zgjedhor, edhe pse sipas saj, ndodhi në limitet kohore.
Sipas ambasadores gjermane Shqipëria është në rrugën e duhur, por janë 12 rekomandime për t’u plotësuar dhe ka ende punë për t’u bërë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Holtkemper e cilësoi heqjen e imunitetit një arrije të madhe, nëse miratohet më 6 gusht në Parlament.