Arvizu: Ne politike mungon besimi, kjo e mban vendin larg BE
Ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, ka komentuar dje zhvillimet me te fundit ne parlament ku u votua per vendin vakant te anetarit te KLD-se. Arvizu ka deklaruar se mosbesimi qe ekziston mes paleve ne politike po le vendin ne vend numero. "Mendoj se menyra sesi u mbulua pozicioni vakant qe ishte lene nga zonja Seseri, ishte me e mire se menyra sesi u mbulua pozicioni bosh per anetarin e KLD. Dhe ajo qe dua te them ne fakt eshte se ka nje boshllek, nje boshllek sa i perket besimit mes paleve. Dhe ky boshllek besimi eshte pergjegjes, vecanerisht per krizen politike qe po zhvillohet, kontribuoi direkt ne paaftesine e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat ne BE", - eshte shprehur ambasadori Amerikan. Sipas ambasadorit, ne kete rast, politika nuk deshi te bashkepunoje, sepse nese ajo do, ka treguar se di te realizoje reforma konkrete. "Kemi pare dhe faktin qe kur te dy palet deshirojne, jane te afte te bejne marreveshje, te arrijne marreveshje. Por, ndoshta ne nje menyre te vogel, ne mund te vazhdojme te bejme te ndertojme besim mes paleve. Dhe sa kohe qe nuk behet kjo gje, rruga drejt BE do te jete e veshtire", - tha dje Arvizu nga Elbasani ku ndodhej per nje vizite.