Arvizu: Palët të bashkëpunojnë për zgjedhjet lokale
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë palëve për t`u arritur standartet e kërkuara në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Nga qyteti i Elbasanit, ambasadori Arvizu kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë mes qeverisë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe partive politike që zgjedhjet lokale të jenë më të mirat që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.
"Zgjedhjet lokale janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë. Populli meriton të zhvillojë zgjedhjet. Duhet bashkëpunim për të arritur standartet" theksoi në fjalën e tij ambasadori Arvizu.