Arvizu: Parlamenti të votojë të hënën edhe për rikonstituimin e KQZ-së
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu i bëri apel forcave politike që të hënën përveç 3 ligjeve të miratojnë edhe për rikonstituimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në një prononcim për mediat pas takimit në Gjykatën Kushtetuese diplomati amerikan theksoi se shpresoj që palët të bien dakord për plotësimin e KQZ të hënën.
“Sot është dita e parë e fushatës por ajo ka kohë që ka nisur. Kemi qënë shumë të qartë për zgjedhjet dhe për pozitën e KQZ-së. Kam dëgjuar se do të zhvillohet një sesion në Parlament të hënën kështu që është një mundësi e mirë edhe për tre ligjet ashtu edhe për rikonstituimin e kqz. Shpresoj që të gjitha palët të bien dakord për plotësimin e KQZ të hënën tha Arvizu.
vijon…