E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Sistemi gjyqësor s`mund të përdoret për kreditë politike

Ministri i drejtësisë Eduard Halimi ka kërkuar sot votimin e ligjit të gjykatës së lartë ndërsa ka akuzuar edhe opozitën se ka sulmuar sistemin gjyqësor.

Ndërsa ka folur në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit mbi administrimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të Bazës së të Dhënave të Ligjeve për të Drejtat e Njeriut, ministri Halimi theksoi se  sistemi gjyqësor nuk mund të përdoret për kreditë politike.

As duke sharrë, fyer dhe dhunuar integritetin e gjyqtarëve. Kjo nuk është rruga e duhur, ai nuk është fija e barit për politikanë të dështuar që mbyten. Sistemi duhet të përmirësohet dhe sulmi nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është rruga e reformave, për një gjyqësor të pavarur, të votohen ligjet për gjykatën e lartë, ligje që nuk i lejnë hapësira aktorëve të bëjnë devijime, ligje që e detyrojnë KLD të marrë masa ndërshkuese për gjyqtarët devijantë, reforma që përmirësojnë procedura të shpejta gjykimi, reforma që i bëjnë gjyqtarët profesionistë, si kjo e sotmja, që jam i bindur se do ketë impakt theksoi Halimi.

Ndërsa pranoi se sistemi gjyqësor ka probleme, Halimi shtoi se po bëhen përpjekje për ta përmirësuar atë. Por sistemi gjyqësor është i pavarur nga qeveria. Qeveria ka për detyrë të hartojë ligje, të ndërtojë godina, kushte të mira, tu rrite rrogën, ti monitorojë dhe ti çoje për ndërshkim. Ka për detyrë të kujdeset që ata të kenë formimin e duhur. Por ligjet e gjyqësorit duhet të miratohen me pëlqimin e palëve politike dhe ju jeni dëshmimtarë të vështirësive që hasim për miratimin e tyre tha Halimi.

Ministri Halimi theksoi më tej se shumë shpejt çdo gjyqtar, çdo avokat, student, do të ketë në një portal të gjitha vendimet e kësaj gjykate, për çështje që shqetësojnë Shqipërinë por dhe Ballkanin Perëndimor, të gjitha në gjuhën shqipe, të gjitha në format elektronik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›