E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Mosplotësimi i KQZ-së, prelud fatkeq për zgjedhjet

Kreu i FRD-së, Bamir Topi ka paralajmëruar sot zgjedhje të kontestuara, nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të plotësohet.

Në një prononcim për mediat pas takimit me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, McCormack, Topi u shpreh se

Një situatë parazgjedhore që nuk ka një KQZ të formatuar, është prelud fatkeq i kontestimit të rezultatit, sidomos kur KQZ-ja do të mbesë në një ngërç sa i përket akteve normative. Është e pakuptimtë që mes partive diskutohet mbledhja e Kuvedit të hënën për tre ligjet. Kuvendi në fillim duhet të mblidhet për çështjen e KQZ, pasi kishte kohë për tre ligjet. Ne mbështesim miratimin e tre ligjeve, pasi janë  në interesin e vendit theksoi Topi.

Topi theksoi më tej se një problem i madh për zgjedhjet mbeten edhe dublimet në listat zgjedhore duke shtuar se janë mbi 50 mijë dublime në lista, ndërsa mbi 200 mijë persona janë pa adresë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›