E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu Po Shqiperia funksionon perparimi ne 20 vite eshte i dukshem

Tirane 4 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Ambasadori i Amerikes ne vendin tone Alexander Arvizu ne kuader te pritjes ne rezidencen e ambasades shprehu nderimin qe i eshte bere pasi perfaqeson SHBA-te ne kete pervjetor te 20-te ne vendin tone.
Sipas tij SHBA dhe Shqiperia kane nje marredhenie te ngushte dhe nje partneret qe synon nje demokraci jetegjate.
Te henen ne mengjes ne nje ceremoni solemne private ngritem flamurin amerikan ne nderim te vendeve tone per te pare perspektiven e Shqiperise ne te ardhmen dhe si ne si ambasade mund te ndihmojme ne perparimin e Shqiperise. Te enjten do te organizojme nje konference qe do te shqyrtojme partneritetin SHBA- Shqiperi dhe ky do te jete vete shqyrtimi per perkushtimin tone per te ardhmen. Te dielen e shkuar patem mundesi te vecante per te perjetuar pritjen e vertete te popullit shqiptar ndersa u bashkuan me ne per panairin e hapur sipas stilit amerikan u shpreh Arvizu.
Ai tha se 20 vjet me pare ne Tiarne ne veren e 91 sekretari amerikan i shtetit Xhejms Bejker iu afrua nje pritje zhurme madhe nga mijera shqiptar dhe mesazhi i madh i tij ishte Po Shqiperi funksionon.
Ai degjoi thirrje qe Amerika eshte me ne po ne absolutisht jemi dhe ne do vazhdojme mbeshtetjen ndaj Shqiperise integrimin euro atlantik dhe ecuria ekonomike keto jane aspiratat e te ardhmes dhe ju keni te drejte ti keni keto. Perparimi i Shqiperise ne 20 vite eshte i dukshem vijoi me tej fjalen e tij ambasadori amerikan.
Sipas tij populli shqiptar ka folur vendosmerisht se si e perfytyron ai te ardhmen e tij duke u drejtuar ndaj krereve te politikes se u e ardhmja e shqiptareve eshte ne duart e tyre ku shtoi se nese punohet bashke mund te ndertohet e ardhmja e perbashket.
Ne vijim Arvizu tha se Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te vazhdoje te jene ne krahun e popullit shqiptar ndersa kerkoi te punohet se bashku per te plotesuar endrrat e popullit shqiptar.
Ambasadori e mbylli fjalen e tij duke thene Faleminderit per 20 vite te mrekullueshme dhe faleminderit per kete mbremje magjike.
a.y/NOA

Ne foto Ambasadori i Amerikes ne vendin tone Alexander Arvizu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›