E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ch.League, ja si do të ndahen milionat

Uefa Champions League ka qënë gjithmonë turneu që ka mbushur arkat e klubeve pjesmarrëse dhe këtë vit, ajo do të jetë më e pasur se kurrë. Vetëm gjatë sezonit 2012/2013, UEFA do të shpërndarjë në xhepat e skuadrave pjesmarrëse plot 910.3 milion euro, 156.2 milion më shumë se sa vitin e kaluar. Vetëm për pjesëmarrjen në fazën e grupeve klubet do të përfitojnë një shumë rekord prej 8.6 milion euro, 1.4 më shumë se sa një vit më parë.
 

Ndërkohë që skuadra e cila do të ngrejë trofeun më datën 25 maj, do të ketë arkëtuar deri në suksesin përfundimtar rreth 60 milionë euro, 37.4 milionë vetëm për pjesmarrjen pa pagesat ekstra të sponsorëve. Një rëndësi të veçantë merr fitimi i një ndeshje në grup, për të cilën do të paguhet 1 milion euro, ndërsa barazimi vlen 500 mijë euro. Ndërkohë që është rritur dhe shumë që përfitohet nga kalimi në fazën e 1/8.
 

Nga 3 milion që ishte vitin e shkuar tashmë 16 klubet finaliste do të përfitojnë 3.5 milionë euro. Tetë skuadrave që shkojnë në çerekfinale do ti shtohen në buxhet dhe 3.9 milionë euro të tjera, nga 3.3 që ishte një vit më parë, ndërsa me 700 mijë euro më shumë është rritur dhe shpërblimi për kalimin në gjysmëfinale, nga 4.2 në 4.9.

Dy skuadrat finaliste do të mbushin arkat dhe me 6.5 milionë euro të tjera plus, ndërsa ekipi që do të fitojë championsin, do të marr dhë një çek prej 10.5 milionë euro për një total që bashkë me sponsorët dhe pjesmarrjen e tifozëve në stadium pritet të arrijë deri në 60 milionë euro.

Ndërkohë n stadiumet evropiane të futbollit sot nisin takimet e ekipeve më të mira të kontinentit, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Për titullin e këtij viti, pikat e bastit favorizojnë klubet spanjolle, Barcelonën dhe Real Madridin. Mbrojtësi aktual i titullit, Çelsi, do të luajë në Grupin E me Juventusin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›