Arvizu Presidenti i ri pas konsultimeve mes PD dhe PS
Zgjedhja e presidentit te ri fiton rendesi nderkombetare. Vetem pak muaj nga rokada ne postin e kreut te shtetit SHBA-ja permes diplomatit te tyre ne Tirane ambasadorit Aleksander Arvizu ka dhene nje mesazh te qarte mbi procesin e lidhur institucional qe buron nga ndryshimi ne Presidence. Ne nje takim me kreun socialist Edi Rama Arvizu ka nenvizuar rendesine e konsultimeve per Presidentin e ri duke sugjeruar keshtu hierarkine e normave ne perzgjedhje te cilat dhe njehere kalojne nga mirekuptimi politik e mandej nga zbatimi formal i ligjeve. E kam thene edhe me pare une perpiqem te qendroj larg termit president konsensual. Por mua me pelqen te perdor termin qe kam perdorur edhe me pare domethene konsultime aktive mes paleve te interesuara paleve kryesore. Sepse roli i presidentit eshte shume i rendesishem per kete vend. Gjithashtu eshte i rendesishem edhe ne arenen nderkombetare sigurisht per SHBA-ne por edhe per shtetet e tjera anetare te BE-se. Por gjithashtu duke pare edhe rolin e rendesishem qe luan Presidenti i Republikes ne zgjedhjen e krereve te institucioneve kryesore si per shembull te Prokurorit te Pergjithshem apo te kreut te Sherbimit Informativ tha Arvizu ne dalje te selise roze pas takimit me Edi Ramen. Nje lexim formal i Kushtetutes qe aktualizon ne fakt shqetesimin e hershem te selise roze sa i perket gares per presidentin e ri. Me ceshtjen e 21 janarit ne sfond kreu i ri i shtetit per ekipin drejtues te PS-se nenkupton kontrollin e nje mjeti per te vijuar me pas me organin e akuzes dhe SHISH-in. Por qasja me kete logjike ndaj procesit presidencial e nenkupton vetiu nevojen e ndryshimit ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ne SHISH. shte shume e rendesishme qe te vendosen ne keto pozicione kyce njerez me integritet sepse ne mund te flasim shume gjate per reformen ne keto institucione por per sa kohe nuk jane persona me integritet atehere do te ishte qesharake qe ne te flisnim me teper per kete. shte e rendesishme qe te largohemi nga farsat dhe te mund te ecim ne rrugen e vertete te reformave per kete vend. Per kete arsye keta persona qe do te zgjidhen per keto vende jane te rendesishem shtoi me tej Arvizu. Ideja e pare qe vjen pas ketij prononcimi eshte fakti se me largimin e Bamir Topit nga Presidenca edhe Ina Rama me Bahri Shaqirin do te lene zyren ndonese ende nuk dihet nese kjo do te ndodhe brenda apo para mandatit zyrtar. ka duket se po vihet ne levizje eshte nje lloj negocimi mes paleve per te mbajtur nen kontroll procesin e zgjedhjes se presidentit te ri i cili me sa po duket nuk mund te jete vetem domen ekskluziv i nje procedure vetem kushtetuese. Ka edhe nje element politik qe bie ne sy ne keto levizje te Arvizuze ai takon Edi Ramen nje dite pasi ka takuar kreun e Bashkise se Tiranes Lulzim Bashen per te shmangur si subjekt per zgjidhjet e perspektives Kryeministrin aktual Sali Berisha. Krijohet ideja e nje protokolli qe homologon ne nje plan Bashen dhe Edi Ramen per ta zbritur ndoshta Berishen ne nje rrafsh te se shkuares e qe nuk shikohet me si nyje per diskutimin e se ardhmes. Edhe larmia e diskutimeve me kreun socialist flet per nje lloj miratimi dhe legalizimi te alternatives per ne pushtet qe vihet re ne rritjen e shkalles se problematikave te trajtuara. Kemi folur per sesionet qe po zhvillohen ne Parlament lidhur me reformen zgjedhore. Folem per shqetesimet lidhur me papunesine dhe situaten ekonomike ne vend. Kemi folur gjithashtu per udhetimin e fundit te tij ne Presheve Kosove ne Maqedoni dhe gjithashtu e inkurajova per kete. Gjithashtu kam folur lidhur me kendveshtrimin e tij per zgjedhjen e presidentit proces qe do te zhvillohet kete vere qe vjen. Folem edhe per kursin e hetimeve te 21 janarit deklaroi ambasadori amerikan.