Deputeti socialist Lutaj Grup hetimi dhe per punen e Imamit
Opozita paraqet 8 kerkesa per hetimin e punes ne Ministrine e Mbrojtjes dhe te Sigurise. Ne mbledhjen e djeshme te Komisionit Parlamentar te Sigurise deputeti i PS-se Pirro Lutaj ka bere publike kerkesen e firmosur nga vete ai dhe kolegu tjeter socialist Armando Prenga per te ngritur dy grupe pune per kontrollin ne dy dikasteret shume te rendesishme te rendit dhe mbrojtjen. Sic ju kerkova ne mbledhjen e fundit te komisionit te dates 24.01.2012 ne mbeshtetje te nenit 19 dhe nenit 102 pika 3 e rregullores se Kuvendit te Republikes se Shqiperise bazuar ne ngjarjet e ndodhura gjate vitit 2011 qe lidhen me aktivitetin e Ministrise se Mbrojtjes dhe asaj te Brendshme me qellim kontrollin e zbatimit te ligjshmerise dhe funksionimit te strukturave te tyre kerkojme ngritjen e dy grupeve kontrolli me deputete anetare te Komisionit per Sigurine Kombetare tha Lutaj ne mbledhjen e djeshme. Kerkesa e bere dhe ne leter zyrtare nga Lutaj dhe Prenga kerkon qe per Ministrine e Mbrojtjes te realizohet 1. Kontrolli i zbatimit te ligjit Per gradat ne FA ne RSH ne procesin e gradimeve te bera nga ministri i Mbrojtjes ne vitet 2010-2011 2. Argumentet e paraqitura nga Ministrja e Mbrojtjes per ndryshimet strukturore qe jane bere dhe pritet te behen per organizimin e FA ne vitet 2010-2010-2011 3. Pergatitja e paketes ligjore per funksionimin ne kuader te mjedisit te ri gjeopolitik te krijuar ne Shqiperi pas anetaresimit ne NATO 4. Verifikimin e informacioneve te lancuara neper media per zhvendosjen e garnizonit ushtarak te Shkolles se Bashkuar ne interes te zhvillimit urbanistik te kryeqytetit thuhet ne kerkesen e opozites. Ndersa per Ministrine e Brendshme kerkohet qe te shihet nga afer menyra se si eshte zbatuar ligji per Policine e Shtetit lidhur me politikat e personelit dhe vendosjen e gradave per efektivat e policise. Verifikimi i treguesve qe jane publikuar nga ministri i Brendshem dhe drejtuesit e Policise per shkallen e zbulueshmerise te krimit te vrasjes dhe puna konkrete e zbulimit te autoreve te vrasjes se deputetit Fatmir Xhindi kryekomunarit Remzi Veseli gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe oficerit te SHISH-it Isa opa puna e bere nga strukturat e Policise se Shtetit dhe efektshmeria e tyre ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne vitin 2011 ndryshimet e strukturave te Policise se Shtetit nese ka dhe bazueshmeria e tyre ne ligjin Per Policine e Shtetit thuhet ne kerkesen e opozites.