E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Te nise shtypja e librave per Presheven

Ministri

Pas premtimeve per nje abetare dhe tekste ne gjuhen shqipe qeveria kalon ne veprimet e para. Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka zhvilluar dje nje takim me disa botues shqiptare te cilet kane dhuruar tekste dhe libra artistike per nxenesit shqiptare te Lugines se Presheves. Perfaqesuesit e shtepive botuese ofruan nje kontingjent prej dhjetera titujsh si libra shkollore abetare gjuha shqipe etj. libra artistike te shkrimtareve te njohur si Kadare etj. libra historike si dhe nje numer te konsiderueshem librash per femije te cilet do te dergohen ne Luginen e Presheves njofton me kete rast zyra e shtypit e Ministrise se Jashtme. Numri dy i qeverise ka falenderuar botuesit qe u bene pjese e ketij kontributi duke vleresuar lart rolin e kultures dhe percimit te saj ne kultivimin e identitetit kombetar. Keshtu fillojme ose realizojme nje kontribut shume te madh ndaj nxenesve shqiptare ne Luginen e Presheves. E vleresoj jashtezakonisht kete dhurate zemergjere nga ana juaj per keta nxenes pasi kerkesat jane te vazhdueshme dhe kontributi me cilesine e librave nga aq sa pashe me nje shikim te shpejte eshte vertet shume domethenes dhe i vlefshem eshte shprehur ai. Po ne kete kuader veprimtarish me sfond nacionalist Ministria e Jashtme ka bere te ditur se ne disa ambasada shqiptare jashte vendit kane nisur pergatitjet per festimet e 100-vjetorit te shtetit. Me kete rast ne Itali ne Katar Bosnje-Hercegovine Danimarke dhe ne Zvicer selite diplomatike kane organizuar ceremoni dhe aktivitete te ndryshme me rastin e 100-vjetorit duke hapur qe ne fillim te vitit stinen e pavaresise qe kulmon me daten 28 Nentor 2012.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›