Arvizu: Procesi ka hyrë në rrugën e duhur ligjore

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu u ka kërkuar partive politike të presin me qetësi vendimin e Kolegjit Zgjedhor përpara se të shprehen për rezultatet ndërsa ka shtuar se procesi zgjedhor ka hyrë në rrugën e duhur ligjore.
“Presim që procesi i zgjedhjeve të vijojë në rrugën ligjore. SHBA dhe Bashkimi Europian duan që procesi të vijojë sipas ligjeve në fuqi” është shprehur ambasadori Arvizu në një prononcim për mediat.
Ndërkohë ambasadori Arvizu gjatë një vizite në Elbasan ka deklaruar se mbështet deklaratën e zëvendësndihmës sekretari të shtetit Thomas Countryman i cili theksoi se këto ishin zgjedhjet më të mira që ka zhvilluar Shqipëria por se veprimi i KQZ-së për numërimin e votave të kontestuara nuk është i qartë.