E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool transferon Coentraon?

Liverpool është shumë afër për të arritur një marrëveshje për mbrojtësin portugez Fabio Coentrao.

Mediat portugeze shkruajnë se Liverpooli tashmë ka arritur marrëveshje me Benfican me qëllim të transferojë lojtarin në Anfield.

Shuma që Kenny Dalglish ka rënë dakort të paguajë 25 milionë paund (29 milionë euro), dhe lojtari do të vijë si një zëvendësim për Paul Konchesky.

Megjithatë, as Liverpooli e as Benfica nuk e kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur, dhe deri atëherë do të mbetet debat nëse mbrojtësi do të luajë në Premier Ligë.

Edhe Real Madridi thuhet se dëshiron të transferojë Coentrao.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›