E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Rama na e bëri të qartë se do bashkëpunojë ngushtësisht me SHBA

raamaaaaaAmbasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, së bashku me përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë, ishte në një takim në selinë e Partisë Socialiste, ku u prit nga kryetari, Edi Rama.

Pas takimit, që zgjati për më shumë se një orë, Arvizu dhe kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.

Si president i ri i Dhomës Amerikane të Tregtisë erdha të falenderoj zotin Rama për takimin. Folëm për pak detaje, por do flasim për më shumë, më vonë. Ajo që kërkon biznesi është qartësia, tha Crawford.

Ai ka shtuar se ka ofruar mbështetje për administratën e re, një këshill konsultimi të biznesit.

Do ishte mirë, që biznesi të kishte takime direkte jo vetëm me kryeministrin, por edhe me ministra. Do ishte mirë të kishte një strukturë, një periudhë kur të merren vendime, por gjatë kësaj periudhe biznesi duhet të konsultohet. Duhen konsultime përpara jo pas. Do donim të ishim pjesë e këtij procesi, që çon drejt vendimeve dhe ato të merren në kohën e duhur. Ishte takim shumë i mirë dhe po presim me kënaqësi këtë administratë të re, theksoi Crwford.

Kurse ambasadori Arvizu theksoi se zoti Rama e bëri shumë të qartë, që ai do të punojë ngushtësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe veçanërisht me SHBA-të dhe ofruam mbështetjen e plotë, asistencën me praktikat më të mira të punës.

Kam besim se zoti Rama dhe Meta që do ti përgjigjen asaj për të cilën votuan votuesit. Presim me kënaqësi të punojmë me këtë qeveri, theksoi Arvizu.

Më tej ai shtoi se dhamë këshilla për biznesin, por kjo mund të bëhet në çdo fushë.

Transparencë në çdo fushë, kredibilitet dhe parashikueshmëri dhe përgjegjshmëri. Këto janë tre shtyllat ku bazohet bashkëpunimi dhe këshillimi që SHBA presin, mbylli fjalën e tij Arvizu./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›