E Diel, 1 Nëntor 2026

FOTO LAJM/ Prona prej 3000 m2 në Ksamil, që Imami do ta shesë vetëm 11 milion lekë

Edhe pse në ikje, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, është duke vijuar të shesë pronat e ushtrisë, të cilat për me tepër janë në pika strategjike dhe turistike.

Pamja e mëposhtme është nga pronat e ushtrisë në Ksamil, që Imami, sipas deputetit socialist, Taulant Balla, kërkon ti shesë për vetëm 11 milion lekë. Balla shprehet se personat e përfshirë në këtë Pazar do të mbajnë përgjegjësi.

Arben Imami nuk mund të fshihet pas faktit se procesi i shitjes kalon edhe nga Ministria e Ekonomisë apo Financave.

Duhet të ndërpritet procesi i shitjes së pronave të ushtrisë shqiptare me çmime qesharake.

Do mbajnë përgjegjësi të gjithë personat e përfshirë në këtë pazar të turpshëm me pronat publike.

Shikoni këtë pronë të ushtrisë në Ksamil “PQV” – qendër vrojtimi. Një pronë prej 3000 m2, e cila sipas Arben Imamit nuk i duhet më Ministrisë së Mbrojtjes dhe do të shitet për 11 milion lekë. Ankandi i shitjes për këtë pronë do të zhvillohet nesër, shprehet deputeti socialist./b.l

ksamil

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›