E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Basha: Kjo është e vetmja mazhorancë në botën demokratike e ndërtuar mbi shitblerjen e votës (VIDEO)

bashaaaaEdhe pse akoma nuk kanë dalë mirë në opozitë, kandidatët për të drejtuar Partinë Demokratike premtojnë se do e rikthejnë shumë shpejt atë në pushtet.

Lulzim Basha, një nga dy kandidatët, deklaroi gjatë disa takimeve në Tiranë se kjo mazhorancë e re do ketë përballë një opozitë të vendosur.

Duhet të jemi të gatshëm të nisim që sot aksionin tonë opozitar, me të gjithë aleatët tanë shoqërorë, me të persekutuarit, pronarët, me rininë, me botën akademike, me shoqërinë civile, me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe të fillojmë tu faktojmë ditë për ditë zullumqarëve të 23 qershorit, se kanë përballë një forcë të gatshme për tu përballur çdo çast me zullumin e tyre por po kështu për të ofruar alternativën e së nesërmes, tha Basha.

Ai akuzoi se mazhoranca e re është e ndërtuar mbi mashtrimin dhe shitblerjen e votave.

Mazhoranca e 23 qershorit është e vetmja në botën demokratike, e ndërtuar mbi mashtrimin dhe shitblerjen e votës, ku misioni i saj, siç po faktohet çdo ditë nuk është zhvillimi, por zhbërja e arritjeve të këtij vendi.

Ska asnjë shtet, asnjë shoqëri në historinë e Evropës, që të jetë ndërtuar mbi dy vlera, mashtrime piramidale dhe shitblerje votash. U kemi lënë një vend me rrugë të reja, u kemi lënë një vend me rini të mirëarsimuar, u kemi lënë një vend me administratë funksionale. Në vend që të mendojnë se si të ecin më përpara, në raport me dëshirat e problemet e qytetarëve, mendojnë në mënyrën më absurde se si të zhbëjnë arritjet tona, tha Basha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›