Censusi PBDNJ Snjohim te dhenat PDIU Iu pre rruga skenareve te Athines

Një ditë pas publikimit të të dhënave të regjistrimit të popullsisë, vijnë reagimet e para. PBDNJ dhe disa shoqata të minoriteteve nuk njohin rezultatet e publikuara.
“Jo vetëm që nuk i njohim e respektojmë të dhënat e këtij censusi, por do t’i drejtohemi të gjitha institucioneve të vendit, e atyre dnërkombëtare që të bëjnë të njëjtën gjë, sepse një qendrim i tillë ndaj minoriteteve, ndërtuar mbi bazën e këtyre të dhënave, ëshët dritëshkurtës, provokues dhe i rrezikshëm për rajonin dhe Europën”-shprehet nënkryetari i PBDNJ-së Thanas Poçi.
PDIU: Iu pre rruga skenarevë të Athinës
Por krejt ndryshe mendon Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
“PDIU shpreh kënaqësinë dhe krenarinë që amendimet e saj ia kanë prerë rrugën skenarevë të Athinës dhe shërbëtorëve të saj në vendin tonë, për të sajuar të dhëna të rreme për pakicën etnike greke. Rezultati i censusit nxjerr edhe nëj herë në hap se pretendimet greke në Shqipëri nuk kanë asnjë bazë reale, por mbështetet thjesht në orekset shoviniste të frymëzuara nga Megali Idea”-deklaroi Sekretar Politik i PDIU-së Adri Nurellari.
Qendrimet e PBDNJ dhe shoqatave të tjera të minoriteteve janë kundërshtuar edhe nga Kryetari i Lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi, i cili vlerëson se rezultatet e censusit janë korrekte.
Omonia: 90 % e pakicës kombëtare greke nuk morën pjesë në proces
Pas publikimit të rezultatit përfundimtar të censusit 2011 ka reaguar me anë të një deklarate edhe “Omonia”. Kjo organizatë bën të ditur se duke ndjekur keshillen e saj 90 % e pakices kombëtare greke nuk morën pjesë në këtë proces. Rezultatet e censusit sipas Omonias nxjerrin në pah shqetësimet për elementë artificialë të pasqyruara në mbledhjen e të dhënave. Për provokimin që sipas kësaj organizate i është bërë minoritetit grek dhe komunitetit ortodoks ata kanë bërë një denoncim në Komisionin Europian.