Arvizu: Retorikat nacionaliste rrezikojne stabilitetin Rozeta Rapushi
Thirrja per referendumin, per bashkimin Shqiperi-Kosove, nuk i sherben as aspiratave te integrimit Euro-Atlantik te vendit dhe minon perparimin e arritur per stabilitetin dhe paqen rajonale dhe levizjen drejt integrimit evropian. Retorika dhe veprimet nacionaliste, demtojne reputacionin e Shqiperise dhe mund te destabilizojne rajonin. Kete mesazh dha dje qarte, Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu, ne Konferencen e 15-te Nderkombetare mbi Sigurine ne Ballkanin Perendimor. Ai iu drejtua ne menyre specifike, Aleances Kuqezi, se me thirrjet per referendum per bashkimin Shqiperi-Kosove, nuk i sherben integrimit, por rrezikon destabilizimin. "Thirrja e fundit nga Aleanca Kuq e Zi per referendumin per bashkimin Shqiperi-Kosove nuk i sherben as aspiratave te integrimit Euro-Atlantik te vendit, dhe minon perparimin e arritur per stabilitetin dhe paqen rajonale, dhe levizjen drejt integrimit evropian. Me lejoni te jem i qarte si kristali, absolutisht i qarte: Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk e mbeshtesin ndryshimin e kufijve kombetare ne rajonin e Ballkanit. Cdo perpjekje per ta bere kete, eshte kunderproduktive dhe destabilizuese, - u shpreh Arvizu. Ndersa shtoi: "Partite dhe drejtuesit, duhet te perqendrohen ne ate qe ata thone se eshte e rendesishme, integrimi Euro-Atlantik". Sipas tij, diskutimi per nje "Shqiperi te Madhe", eshte nje shperqendrim nga problemet reale, me te cilat perballet Shqiperia sot, dhe votuesit nuk duhet te bien pre e kesaj. "Dialogu politik i Shqiperise, duhet te permbaje nje spekter zerash, por zera, qe shprehin ide konstruktive per t'i sjelle se bashku njerezit", - theksoi Arvizu. Nga ana tjeter, ai kerkoi, qe politikanet dhe drejtuesit politike te Shqiperise nga i gjithe spektri, te riperterijne perkushtimin e tyre per te percjelle mesazhe te pergjegjshme ndaj te gjithe shqiptareve. "Kohet e fundit, aktore politike te ndryshem ne Shqiperi, kane kerkuar te perdorin mesazhe negative te fokusuara ne etnicitetin, per qellime te ngushta politike. Kjo eshte nje loje e rrezikshme. Tensionet etnike, nese zgjohen njehere, jane te veshtira, nese mos te pamundura, per t'u parashikuar ose kontrolluar. Eshte e domosdoshme, qe personat pergjegjes te permbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashte Shqiperise", - u shpreh diplomati amerikan. Ndaj Arvizu, u kujdes te nenvizoje faktin se rruga, qe shtrihet perpara per shqiptaret dhe per te gjithe popujt e Ballkanit Perendimor, eshte e qarte: integrim me i madh permes NATO-s, Bashkimit Evropian dhe institucioneve Euro-Atlantike dhe refuzim i vendosur ndaj praktikave percarese, qe nuk kane absolutisht vend ne shekullin e 21-te.