E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Mediu hedh idene per nje revolucion te se djathtes Rozeta Rapushi

Kryetari i Partise Republikane, Minister i Mjedisit, Fatmir Mediu, tha dje se pas 20 vjetesh, e djathta ka nevoje per nje revolucion te ri politik. Nderkohe, qe kritikoi ashper faktin, qe opozita per interesa te ngushta politike, pengoi marrjen e statusit te vendit kandidat ne Bashkimin Evropian, duke mos votuar tre ligjet per integrimin. Gjate zhvillimit te Konferences se Partise Republikane ne degen e Tiranes, Mediu deklaroi edhe voten pro rezolutes se Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet (PDIU).

KOALICIONI

"Mbas me shume se 20 vjetesh, e djathta ka nevoje per nje revolucion te ri politik, i cili te bazohet mbi ide te qarta ne kushtet e reja ne te cilat eshte Shqiperia dhe politika shqiptare. Ky copetim pa kriter i te djathtes, duhet te zevendesohet me nje integrim strukturor dhe politik. Diferencat dhe idete e ndryshme brenda saj perbejne dhe duhet te perbejne mozaikun e vlerave me te mira te se djathte, e cila nuk perjashton, por perfshin dhe perfaqeson", - u shpreh Mediu. Ai theksoi se ne prag te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare, cdo koalicion do te bazohet vetem ne vleresimin dhe partneritetin real dhe te sinqerte te PR dhe PD. "Ne kemi qene per bashkepunim me PD dhe te djathten qe ne fillimet tona, sepse mendojme se nje e djathte e integruar, bashkepunuese dhe me gjere se vete e djathta, nuk eshte thjesht interesi yne elektoral, por interesi i vendit", - shtoi ministri.

AKUZA PS

Nga ana tjeter, ne fjalimin e tij, kreu republikan kritikoi ashper faktin, qe ne nje vit historik si ky, ne 100-vjetorin e pavaresise, kreu socialist, Edi Rama, ne dem te interesit te shqiptareve, pengoi marrjen e statusit te vendit kandidat. "Komisioni Evropian, na ofroi mundesine per te marre statusin e vendit kandidat ne BE duke na kerkuar, thjesht te votojme tre ligje, vetem 3 ligje, pa shtuar asnje kerkese apo koment me shume. Ne menyre krejt te papergjegjshme, me nje qendrim antikombetar, per interesa dhe kalkulime te ngushta partiake, Rama dhe Partia Socialiste, nuk votuan tre ligje te kerkuara nga BE", - tha Mediu. Sipas tij, justifikimet e opozites ne kete rast ishin nga me te ndryshmet dhe madje akuzoi, se ato fshihnin nje kenaqesi te heshtur, per mosmarrjen e statusit dhe per ta konsideruar kete deshtim te mazhorances. Mediu hodhi poshte edhe pretendimin e PS, se statusi do jepet vetem mbas zgjedhjeve, duke e cilesuar si te pavertete dhe absurd.

Republikanet mbeshtetje ceshtjes came

"Ne kemi qene dhe jemi veprimtare reale dhe kryesore per ceshtjen e Kosoves, shqiptareve ne Maqedoni dhe Malin e Zi, si dhe per ceshtjen came". Ne kete menyre, PR deklaroi dje se do te mbeshtese me vote ne Kuvend, rezoluten e PDIU-se per ceshtjen came. Kreu republikan, kritikoi edhe banalizimin sipas tij te frymes nacionaliste. Sipas Mediut, nje gje e tille nuk eshte gje tjeter, vecse retorike boshe demagogjike, konfliktuale dhe qe do te bente, qe shqiptaret nga faktor stabiliteti, te ktheheshin ne problem mes vetvetes. "Kjo do te thote te vendosesh ne pikepyetje rolin dhe prezencen tone ne NATO, apo rrugen tone Evropiane. Rruga e shqiptareve eshte rruga Euro-Atlantike, anetaresimi ne NATO dhe BE. Kjo rruge ka percaktuar dhe te ardhmen tone si nje komb i bashkuar ne Evropen e Bashkuar", - u shpreh Mediu.

Zgjedhjet 2013, PR nis pergatitjet

Partia Republikane, do te nise perzgjedhjen e kandidaturave per cdo zone elektorale, ne te gjithe qarkun e Tiranes. Kryetari i kesaj force politike, Fatmir Mediu, tha dje se duke qene se fushata elektorale per zgjedhjet e ardhshme pothuajse ka filluar, strukturat e PR, duhet menjehere te fillojne me perzgjedhjen e kandidaturave. "Organizimi elektoral duhet te bazohet ne cdo qender votimi, duke identifikuar qartesisht votuesit tane, si dhe strukturat e kontrollit te procesit te votimit. Kandidatet ne cdo zone elektorale, do te jene autoritetet drejtuese te fushates", - u shpreh kreu i PR. Ne kete kuader, ai nuk harroi te kritikoje Kodin Zgjedhor, ku sipas tij serish PD dhe PS, per interesa teresisht monopoliste politike, miratuan rregulla te perbashketa te organizimit te fushates. Sipas Mediut, ky ligj, pa te drejte i hoqi PR te drejten e perfaqesimit ne komisionet zgjedhore, te qendrave te votimit, zonale apo KQZ.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›