E Diel, 1 Nëntor 2026

Elina Duni: Me jazz-in percoj muziken shqiptare neper bote

"Matane Malit", eshte albumi me i ri i kengetares Elina Duni, nje homazh per Shqiperine, frymezuar nga historia e saj, diaspora e shperndare neper bote dhe poezia e gjuhes shqipe. Kengetarja ne daten 17 dhjetor, do te ngjitet ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit dhe sebashku me kuartetin e saj, do te interpretoje per publikun pjese te albumit te saj te trete, me 12 kenge shqiptare, sjelle ne versionin etno-jazz. "Albumi im i trete i kushtohet lumturise, qe me ka falur ky vend 10 vitet e para te jetes sime. Ajo qe kam dashur te bej, eshte nje histori e muzikes shqiptare", tha Elina Duni, per mediat. Pasi ka zbuluar folklorin shqiptar, shume e prekur nga ai, Duni realizoi dy albume, "Baresha" dhe "Lume, Lume" dhe tashme sjell per publikun shqifoles, nje koncert, ne kuader te 100-vjetorit te Pavaresise. Edhe pse muzika e saj eshte shume larg asaj komerciale, Duni ka promovuar albumet e saj ne Europe e SHBA, ku eshte pritur mjaft mire nga publiku. "Kemi nevoje per artin, qe thellon shpirtin", u shpreh ajo. Materialet e albumit jane kenge te njohura shqiptare, nga krahina te ndryshme te Shqiperise. Mes tyre jane kenget si, "Vajze e valeve", "Celo Mezani", "Cobankat", "Une ty moj" etj. "Matane malit", perfshin kenge dashurie, heroike, baritore apo kurbeti, si edhe poezi te Ismail Kadarese apo Besa Myftiut. "Nuk eshte e thjeshte te promovosh kete lloj muzike ne Europe", shprehet Duni, e cila ka interpretuar ne France, Zvicer, Gjermani, Austri e SHBA dhe ka promovuar aty dy albumet e saj te pare. "Atje me jazz, une coj muziken shqiptare, kurse ketu, mes muzikes shqiptare, dua te sjell jazz", u shpreh Duni. Ne koncertin e dates 17-te dhjetor, ajo do te shoqerohet nga kuarteti i saj, Colin Vallon ne piano, Patrice Moret ne bas dhe Norbert Pfammatter ne bateri, te cilet, sipas Dunit, edhe pse nuk e njohin gjuhen shqipe, kane nje ndjeshmeri ndaj muzikes se saj dhe secili ben interpretimin e tij te poezise muzikore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›