Arvizu: Riciklimi do të ndihmojë edhe turizmin shqiptar
Arvizu: Riciklimi do të ndihmojë edhe turizmin shqiptar
“Unë ricikloj” është një nismë mjedisore, që synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm dhe me sa më pak mbeturina. Ky projekt, i shtrirë në disa zona të vendit, ofron një program të mirëfilltë të riciklimit dhe shërbimit ekologjik për ndarjen dhe grumbullimin e mbeturinave. Kjo nismë mjedisore u vlerësua dhe u shpall fituese e muajit maj si “Kampion i ACT Now!”. Çmimi dhe vlerësimi u bë nga ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, gjatë vizitës në pikën e riciklimit të vendosur në Parkun Rinia. Arvizu vlerësoi nismën mjedisore “Unë ricikloj” për motivimin që i jep individëve dhe komunitetit për riciklimin. Kjo nismë ka të bëjë me një riciklim të mirëfilltë dhe me shërbime ekologjike, duke mbledhur mbeturinat e riciklueshme nga zyrat, bizneset dhe nga hapësirat publike në Tiranë. Sipas ambasadorit riciklimi është një nga gjërat më të thjeshta për tu realizuar dhe sikurse ka kazanë të posaçëm mbeturinash për letër, plastik dhe metale. Duke ndarë edhe eksperiencën e tij lidhur për riciklimin, Arvizu tha se më e rëndësishmja e “Act Noë” është se çdo person me punën e tij mund të kontribuojë dhe të sjellë ndryshimin. “Ju doni që sa më shumë njerëz të vijnë e të vizitojnë vendin tuaj. Por çka tërheq më shumë dhe është e rëndësishme, janë lehtësirat portuale, tokësore dhe mjedisore. Ju mund të kujdeseni për vendin tuaj në mënyrën që ai meriton”, tha Arvizu.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Informaliteti në turizëm, 50 %
e subjekteve nuk paguajnë taksa
Shoqatat pohojnë se mbi 50 % e biznesit të vogël në sektorin hotelier në Shqipëri kryen evazion fiskal duke rritur informalitetin kryesisht në zonat bregdetare. Situata bëhet më e rëndë nëse kësaj i shtohet fakti se ka një mungesë totale vëmendje dhe kontrolli nga ana e administratës për këtë pjesë të sektorit turistik në vend. Këto fakte pohohen edhe nga vetë kreu i shoqatës së hotelierëve të Shqipërisë z.Zak Topuzi, i cili ka thënë dje në media se një pjesë e konsiderueshme e të ashtuquajturit turizëm familjar veçanërisht gjatë sezonit të verës, është pjesë e informalitetit. Administrata tatimore në një raport të saj për shkallën e informalitetit gjatë muajve të parë të vitit 2013, ka publikuar si sektorët më problematik që i shmangen detyrimeve tatimore; sektorin e turizmit, ndërtimit dhe shërbimeve private shëndetësore.
>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>
Vodafone organizon forumin për
përgjegjësinë sociale të bizneseve
Vodafone Albania u bë dje mikpritësi i Forumit të dytë Shumëpalësh për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës në Shqipëri. Forumi Shumëpalësh për Përgjegjësinë Sociale të Korporatës (PSK), prezantuar në Dhjetor 2011, është një organ këshillues dhe konsultativ për promovimin e PSK-së në Shqipëri. Aktiviteti i djeshëm u koordinua prej Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE), Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Rrjetit Shqiptar për PSK. Tema e forumit ishte vendosja e një mekanizmi të akordimit të Çmimeve për Përsosmëri dhe Progres për kompanitë të cilat integrojnë për çështjet mjedisore dhe sociale në aktivitetin e biznesit së tyre. Aktiviteti tërhoqi vëmendjen e përfaqësuesve të lartë të bizneseve dhe organizatave pjesëmarrëse në Rrjetin Shqiptar për PSK dhe nga të tjerë ente dhe organizma të interesuar. Ne një koment për mediat, mikpritësi i aktivitetit, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania Dietlof Mare përsëriti angazhimin e Vodafone jo vetëm për zbatimin në vijueshmëri të praktikave të Përgjegjësisë Sociale të Koorporatës por edhe rolin mbështetës që Vodafone do të vijoje të luajë në fuqizimin e strukturave të Përgjegjësisë Sociale për kompanitë, organizatat dhe entet në shkallë vendi. Sipas Z.Mare, Vodafone Albania do të jetë një mbështetës i përpjekjeve të Shqipërisë për të integruar PSK me kërkesat që dalin ne rrugën për përfarimin e legjislacionit shqiptar me acquis communautaire të BE.