Greqi, zhduket e mitura, në kërkim shqiptari 23 vjeç
Policia greke ka bërë publike me urdhër të prokurorit, fotot e një 23 vjeçari shqiptar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për rrëmbimin e një 13 vjecareje nga Spata në Greqi.
Ai është Marjon Fatmir Ajazi, 23 vjeç nga Shqipëria, banues në Elefetropulis Kavala.
Që në datën 26 maj policia ka marrë denoncimin nga familjarët për zhdukjen e 13 vjeçares, Kristina Krassa.
Sipas policisë 23 vjeçari shqiptar kishte patur kontakte me të miturën nëpërmjet facebook-ut, ndërsa mëngjesin e së hënës ata janë parë së bashku në zonën rurale ku ai jetonte.
Me disa foto, ku ka dalë me një valixhe plot me dollarë, me një thikë në dorë dhe me një bluzë të Marinës, ka gënjyer 13 vjeçaren Kristina ta ndjekë pas, për një “jetë të madhe”. Ata kishin biseduar disa herë në fb dhe nuk ishte shumë e vështirë që 23 vjeçari ta bindë të miturën për të ikur bashkë më të.
Policia është angazhuar për kërkimin e vajzës dhe të shqiptarit edhe me ndihmën e helikopterit. Hetimet janë përqëndruar aty ku është parë për herë të fundit Kristina e vogël.
Autoritetet kanë vënë në dispozicion disa numra telefoni dhe iu bëjnë thirrje qytetarëve edhe nëpërmjet medias të ndihmojnë me informacione rreth vajzës dhe rrëmbyesit të saj. Në kërkime për vajzën e zhdukur është përfshirë edhe organizata “Buzëqeshja e fëmijës”. Lidhje te tjera FOTO - Shqiptari, i cili akuzohet për rrëmbimin e 13 vjecares greke