Arvizu, Sequi dhe Wollfarth takim me Ramën
TIRANE- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Aleksandër Arvizu, sëbashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe ate te prezences se OSBE-se, Eugen Wollfarth kanë mbërritur në selinë e Partisë Socialiste ku pritet të ketë një takim me kreun socialist Edi Rama.
Në qendër të bisedës së tyre do të jetë situata paszgjedhore e krijuar në Shqipëri.
Kryesocialisti Rama prej dy ditësh ka kërkuar ndihmën e ambasadorëve për të ndalur atë që ai e ka quajtur, vjedhje të votës. Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Rama iu drejtua faktorit ndërkombëtar duke kërkuar ndihmë sa nuk është vonë per Shqiperine.
