Numërimi i votave, nis mbledhja e KQZ-së
UPDATE- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka rinusr punimet ku do te vazhdoje me hapjen e ktive, per te numeruar votat e kontestuara, te hedhura ne kutite e gabuara.
Gjatë ditës së sotme KQZ ka vazhduar me procesin e hapjes së kutive dhe numërimin e fletëve të kontestuara, të gjetura në kutitë e gabuara.
Gjatë gjithë procesit janë numëruar 75 kuti, në të cilat janë gjetur të vlefshme 125 vota për kandidatin e Aleancës për qytetarin. Lulzim Basha dhe 53 për kandidatin e Aleancës për të ardhmen:, Edi Rama.
Zhvillimet e dites se sotme
Mbledhja ka nisur me një shqetësim të nënkryetares, Dëshira Subashi e cila tha se ka kaluar afati ligjor për shpalljen e rezultatit për Tiranën, duke ju referuar afatit 48 orësh.
Shqetësimi i saj u kundërshtua nga përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Njazi Kosvrasti i cili theksoi se nuk është e vërtetë që ka shkelje. Numri 48 orë duhet lexuar sicc është. Jo më vonë se 48 orë nga mbëërritja e të gjitha tabelave të zonës zgjedhore. Zona zgjehdore është Bashkia e Tiranës, këtu duhet të vijnë tabelat e gjithë zonës, për kryetar, njësi, këshill etj.
Vetë kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani dha këtë shpjegim; Do të na duhet të përmbyllim procesin e numërimit të votave. Nuk mund të vijmë në procesin e tabulimit. Do të numërohen votat e të gjithë shtetasve shqiptarë, pasi të numërohen, do të rregullojmë procesin e tabulimit- tha ai.
Mengjesin e sotem, mbledhja per hapjen e kutive ka nisur me debate mes perfaqesuesve te majte e te djathte ne komision per rakordimin e numrit te votave ne kutite e hapura.
Ndersa opozita pretendon per mosrakordim votash, te djathtet e cilesojne kete pretendim te pabaze. “Jemi ne momentin e numerimit te votave te rregullta e qe jane te pallogaritura”- sqaruan anetaret e PD-se ne KQZ.
Replika Gjocaj- Zguri
Përfaqësuesi i PS-së Genci Gjoncaj ka deklaruar se ne kete menyre eshte vrare procesi zgjedhor. ” Kjo është për të ulëtitur, është prekur integriteti i kutive” tha ai. Nderkohe anetari i PD-se, ne KQZ, Klement Zguri e ka quajtur nje akzue te padrejte. “Askush nuk mund të pretendojë se në kuti ka ndërhyrje. Në rast se subjektet zgjedhore janë të pakënaqura ato mund të ankimojnë në KQZ apo në Kolegj Zgjedhor, tha ai.
Ne kutine 1867, që i përket KZAZ 50, u kontstuan 9 fletë votimi per kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 1 për Edi Ramën. Pas verifikimit të fletëve, Ristani urdhëroi ndryshimin e tabelës së rezulatit të KZAZ 50 duke shtuar si vota të vlefshme 9 fletë votimi të panumëruar të vlerësuar si të vlefshme për Bashën dhe 1 votë për Ramën.
Por, nënkryetarja Deshira Subashi e ka quajtur kete te paligjshme. Në asnjë rast nuk thuhet që KQZ mund të bëjë numërimin e votave të panumëruar. KQZ nuk e ka këtë të drejtë. Kodi në asnjë rast nuk thotë që KQZ të kthehet në KZAZ. Gjithashtu në asnjë rast nuk del që votat nuk janë numëruar- tha ajo.
Deri dje jane numëruar ne total 52 kuti, ku nga hapja e tyre kandidati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha ka marrë 80 vota, kundrejt 31 votave të marra nga kandidati socialist Edi Rama.
Zhvillimet e dates 19 maj
Propozimi i N/kryetares Deshira Subashi
Mledhja ka nisur me propozimin e nënkryetares Dëshira Subashi për të mos vazhduar me hapjen e kutive, propozim që nuk është marrë parasysh nga kryetari Arben Ristani, sipas të cilit KQZ ka marrë një vendim për hapjen e këtyre kutive.
Për bashkinë e Tiranës secila nga njësitë bashkiake përbën zonë administrimi më vete. Dua te sjell një vemendje, në publicitetin që KQZ ka bërë për zgjedhjet ka qene një mesazh i dhënë nga qytetarët, votues kujdes, fleta e votimit në kutinë e gabuar e bën fletën të pavlefshme. Ky është një mesazh KQZ drejtuar të gjithë shqiptarëve. Çfarë ka ndryshuar që sot e bëni ketë?- tha Subashi.
Forca të shumte policia vazhdojnë të jenë të pranishme në hyrjen dhe oborrin para KQZ-së, ndërsa njoftohet se ka filluar rigrumbullimi i simpatizantëve të opozitës dhe deputetë të saj.
Deri ne mesdite jane hapur 10 kuti te reja, duke e çuar ne 33 numrin e kutive te hapura ne total qe nga dita e djeshme. Deri tani, nga numerimi i fleteve te kontestuara, hedhur ne kutite e gabuara, Lulzim Basha numeron 57 vota dhe Edi Rama 22 vota.
Ne 5 kutite e para, kane rezultuar 5 vota ne favor te Bashes, por dy prej tyre u vleresuan nga KQZ si vota te pavlefshme.
Nga hapja e kutise 17 96 janë gjetur 5 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie. Kjo eshte bere shkak per debate te shumta mes perfaqesuesve te majte e te djathte.
Kreu i KQZ ka bere me dije se aty jane konstatuar 3 fletë votimi për kryetar minibashkie, fletë votimi e rregullt për Hysen Gjurën; 1 fletë votimi për këshillin e bashkisë shkon për PD dhe 1 fletë votimi e kontestuar për kryetarin e bashkisë shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për Lulzim Bashën.
KQZ miraton hapjen e 5 kutive te tjera, PS: Kunder
Me 4 vota pro, pa votat e opozites u miratua vendimi qe lejon vijimin e hapjes dhe numerimin e fleteve edhe për 5 kuti të tjera.
Procesi i numërimit nuk ka mbaruar, dhe dalin ende fletë të tjera të panumëruara- tha Ristani, pas kundershtise se prere te perfaqesuesve ligjore te PS-se.
Ju si KZAZ duhet të ktheheni në KQZ për të marrë vendim në lidhje me këtë numëruar- ka thene përfaqësuesi i PS, Eridian Saliani.
Ne liste per numerim jane vene tashme kutite 1793, 1796 1799, 18 09/1 .
KQZ, debat për aktin normativ. PS: Zbardheni
Debate mes perfqesuesve te majte e te djathte ne Komisonin Qendror te Zgjedhjeve per zbardhjen juridikisht te aktit te miratuar për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara.
Nënkryetarja Deshira Subashi deklaroi se nuk janë përcaktuar rregullat e aktit që u miratua parimisht. Sipas saj akti është një tymnajë për të deformuar procesin. Ajo kerkon fotokopje te dokumentit dhe gjithe materialet qe shoqerojen kutite qe presin pe t’u hapur.
Ky akt po provon pasoja në ndryshimet e tabelave të rezultateve. Para se të ninsi me hapjen e kutive të tjera duam të jemi në dijemi të vërtetojmë juridikisht cdo akt.-tha Genci Gjoncaj.
Nderkohe kreu i KQZ-së Ristani reagoi duke sqaruar se po vazhdohet me vendimmarrje të ndërmjetme.
Përfaqësuesi i PD-së, Kosovrasti tha se në këto momente KQZ po luan rolin e KZAZ së madhe të Tiranës dhe KZAZ i merr vendimet me 4 vota.
Procedurat e dates 18 maj
Fletët e kontestuara, Basha 22 vota më shumë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis mbledhjen per numerimin e 40 kutive të tjera me flete te kontestuara per kreun e bashkise se Tiranes.
Numerimi u nderpre në mesnatë, ku perfundoi procedura per 60 fletë votimi nga 20 kuti, sipas KQZ të panumëruara, sepse ishin hedhur dhe lënë mënjanë për shkak të mospërputhjes së ngjyrës me fletët e tjera.
Nga këto fletë kandidati Lulzim Basha ka marrë 46 vota dhe kandidati Edi Rama ka marrë 14 vota. Po të shtohen edhe 10 vota më shumë që kandidati Rama ka nga numërimi i mëparshëm, diferenca e përkohshme midis kandidatëve është 22 vota në favor të kandidatit Basha.
Komisioni Qendror vazhdoi punën me argumentin se fletët që po numëroheshin tani nuk ishin numëruar në komisionet zonale për shkak të mospërputhjes së ngjyrës së fletëve në kutinë e gabuar. KQZ tha po ashtu se aktualisht po funksiononte si një komision zonal për Tiranën, sepse ligjvënësit nuk e kanë parashikuar një strukturë të tillë në Kodin Zgjedhor.
KZAZ 48, Njësia bashkiake nr.4
Nga hapja