Bogdani: Bllokimi i rrugëve, Rama nuk do të njohë rezultatin

Pas daljes per mediat të kryetarit të PS-së Edi Rama, i menjëhershëm ka qënë dhe reagimi i deputetit të palës kundërshtare Gerti Bogdani, sa i takon KQZ-se.
Nga selia blu, Bogadani bëri përgjegjës kryesocialistin Rama, si iniciatorin e protestave dhe bllokimin e rrugëve, me pretendimin për të mos njohur rezultatin përfundimtar.
Në një deklaratë për shtyp, deputeti demokrat thesksoi se i gjithë ky kaos, është krijuar si një përpjekje për të mos numëruar votat.
Për të, akuzat që po i drejtohen KQZ-së janë të teperta, ndërsa cdo votë po numërohet me mjaftë transparencë, duke u pasqyruar live nga çdo media dhe në kohë reale.