Arvizu Serish ne udhekryq

Festimet e 20-vjetorit të rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqiperisë kanë vijuar me një simpozium organizuar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare me temë “Marredhëniet shqiptaro-amerikane, Ndërtimi së Ardhmes”, ku ka marrë pjesë edhe presidenti i Republikës, Bamir Topi.
Ambasadori Alexandër Arvizu ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan ne zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve gjatë këtyre 20 viteve. Duke u ndalur në historikun e këtyre marredhënieve zoti Arvizu theksoi 5 zhvillime të rëndësishme.
“Në vitin 1991, Presidenti George Bush, ishte në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa James Baker ishte Sekretar Shteti, të cilët kishin ftuar ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani, për të marrë pjesë në ceremoninë e firmosjes të rivendosjes së marredhënieve diplomatike. Ky ishte IntegrimiRuci: Asnjë përgjigje për paktin, Patozi: Tekë e Ramës Trojka: Pakti, pikënisje për dialog Topi: Të lihen pas mllefet e retorikat boshe një moment i rëndësishëm në atë vit dramatik. Dy javë më vonë, Shqipëria mbajti zgjedhjet e para pluraliste, që ishte zhvillimi i dytë dramatik i atij viti.Tre muaj më vonë, ndërsa temperaturat ishin të larta, Sekretari i Shtetit James Baker zhvilloi atë vizitë famoze njëditore në Tiranë. Atë kohë ishte një djalë i ri që drejtonte 'Zerin e Amerikës' në shqip, i cili shoqëroi si përkthyes sekretarin Baker. Ai është sot me ne. Të lutem, dr. Biberaj mund të coheni në këmbë dhe ne ju jemi mirenjohës për kontributin tuaj ,atë ditë dhe shumë të tjera më pas! Po atë vit më 1 tetor Ambasada Amerikane hapi dyert. Dhe zhvillimi i fundit i atij viti ndodhi në dhjetor pak përpara Krishtlindjeve. Diplomati i karrierës Uilliam Raerson u emërua ambasador nga sekretari Baker. Rajerson u bë kështu diplomati i parë amerikan në Shqipëri pas 50 vjetësh”, u shpreh Arvizu.
Ambasadori Arvizu e ka shfrytëzuar këtë simpozium, për të dërguar një mesazh klasës politike shqiptare.
“Ja ku jemi 20 vjet më pas dhe ne e gjejmë veten një tjetër udhëkryq. Ne kemi parë gjithmonë se të fajësosh nuk funksionon. Sot gjithashtu Shqipëria është në nevojë të një reforme dhe se është e qartë tek të gjithë këtu se është një rrugë që do sjellë mundësi të reja për popullin shqiptar, të cilët janë shprehur qartë se ku i përket e ardhmja e vendit të tyre. Prespektiva e Shqipërisë është në dorën e shqiptarëve. Udhëheqësit e vendit patjetër duhet të bëjnë zgjedhjen korrekte për t’u bashkuar në të avancuarin e integrimit drejt BE-së.Tani, sic e bëmë 20 vjet më parë ne e shtrijme dorën duke ofruar asistencë dhe inkurajim për vazhdimin e progresit", theksoi ambasadori.
“Si një ngjarje me domethënie të vecantë”, kështu e ka cilësuar presidenti Bamir Topi rihapjen e Ambasadës Amerikane.
“Politikanët tanë shfaqen në publik idhtarë të vlerave perëndimore; në praktikë disa prej veprimeve dhe vendimeve të tyre nuk gjejnë përputhje me këto standarde demokracie. Sjellja e dyzuar, – me distancë të madhe midis të folurës dhe praktikës, duhej të ishte tipar i kapërcyer tashmë i tranzicionit. Shpeshherë dëgjojmë të thuhet se qytetarët janë disa hapa përpara politikës për nga vizioni i tyre për vendin dhe sakrificat që ata bëjnë për të rifituar kohën e humbur”, u shpreh Topi.
Të pranishmit në simpozium ka vizituar edhe një ekspozitë me foto, ku Ambasada Amerikane pasqyron veprimtaritë e saj ndër vite dhe projektet e realizuara nga USAID-i.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Arvizu: Letra flet vetë
Letra e ish-ambasadorit John Withers drejtuar popullit shqiptar nëpërmjet Top Channel nuk i ka shpëtuar vëmendjes së pasardhësit të tij ambasadorit Alexandër Arvizu.
Nuk jam viking
Artan Lame - Zilja ra dhe një vajzë në të njëzetat me një dosje në dorë u shfaq në derë. Prania e saj fizike më bëri të kuptoj se puna e CENSUS-it nuk qenkësh vetëm muhabet gazetash e debat kamerash, por edhe çështje reale që kërkon që çdo shqiptar ta përballë personalisht. Wikileaks, Withers për të gjithë
Komentet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, John Withers për protagonistët dhe ngjarjet e politikës shqiptare, nuk bënë asgjë tjetër vecse na vunë përballë një pasqyre. Withers, tre vitet e ambasadorit
John Withers ishte ambasadori i dymbëdhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitet '20. Sot cuditërisht në faqen e ambasadës nuk ka asnjë informacion për të. Hand: Shqipëria mund të bënte më shumë
Njëzet vjet pas rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, një prej anëtarëve të delegacionit të parë zyrtar nga Shtetet e Bashkuara që shkoi në Shqipëri në prag të vendosjes së marrëdhënieve, dhe që ka vëzhguar më pas pothuajse gjithë zgjedhjet në Shqipëri, thotë se vendi ka bërë përparime shumë të mëdha, por mundësitë i ka patur për shumë më tepër.
Lajmet kryesore
Riciklimi i makinave të vjetra
Berisha priti pronarin e kompanisë para miratimit të ligjit
Ruci: Asnjë përgjigje për paktin, Patozi: Tekë e Ramës
Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Bursat europiane në ringritje