E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Laden merren ne pyetje familjaret


Një komision pakistanez që heton mbi operacionin amerikan në strofullën e Osama bin Laden, ka marrë në pyetje tre bashkëshortet dhe dy të bijat e sheikut.

Familjaret e sheikut të terrorit ndodhen nën mbrojtjen e shërbimeve të inteligjencës në një lokalitet të panjohur.

Gazeta prestigjoze “The Nation”, që bën të ditur lajmin, i referohet një komunikate të lëshuar të mërkurën nga vetë komisioni pakistanez.

Organizmi në fjalë është krijuar nga qeveria e Islamabadit pas operacionit spektakolar të dy majit në Abotabad, që coi në vrasjen e terroristit më famëkeq të botës.

Operacioni u krye nga komandot elitë të ushtrisë amerikane, Navy Seal, të cilët e qëlluan Bin Ladenin me dy plumba në kokë.

Megjithatë, foto orgjinale të sheikut të vrarë nuk u treguan asnjëherë dhe trupi i tij pasi u dogj u hodh në det nga një anije luftarake amerikane.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Ndërron jetë Steve Jobs, babai i iPhone
Vdes në moshën 56 vjecare gjeniu i Apple
Withers: Themi vetëm të vërtetën!
Ruci: Asnjë përgjigje për paktin, Patozi: Tekë e Ramës
Ruci: Kryeministri të japë llogari
Withers, tre vitet e ambasadorit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›