Arvizu Te forcojme lidhjet mes nesh
Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan ndash theksoi ambasadori Arvizu. Kryediplomati amerikan ne vendin tone sipas njoftimit te presidences shtoi se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet e forta mes dy popujve te forcohen dhe thellohen edhe me tej.
Ky takim ishte ne kuader te paraqitjes se letrave kredenciale te ambasadorit te ri amerikan ne vendin tone.
Nga ana e tij presidenti Topi ritheksoi vendosmerine e shtetit shqiptar dhe angazhimin per te qene gjithnje partner i vendosur perkrah SHBA-se ne te gjitha sipermarrjet e saj ne funksion te thellimit te reformave demokratike te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne bote.
Kryetari i Shtetit vleresoi mbeshtetjen kontributin dhe rolin e jashtezakonshem te SHBA-se si aktor i rendesishem ne thellimin e proceseve reformuese demokratike forcimin e institucioneve ne Shqiperi dhe permbushjen e standardeve ne funksion te integrimit euroatlantik te vendit.