Topi pret ambasadorin e ri te SHBA Arvizu
Presidenti i Republikes Bamir Topi priti sot Ambasadorin e ri te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone Aleksander Armando Arvizu me rastin e paraqitjes se Letrave Kredenciale.
Sipas njoftimit te zyres per shtyp te presidentit gjate takimit Topi ritheksoi vendosmerine e shtetit shqiptar dhe angazhimin per te qene gjithnje partner i vendosur perkrah SHBA-se ne te gjitha sipermarrjet e saj ne funksion te thellimit te reformave demokratike te ruajtjes se paqes dhe stabilitetit ne bote.
Ai beri nje panorame te zhvillimeve te fundit ne vend duke u perqendruar ne perpjekjet konkrete te shtetit shqiptar ne reformimin e sistemit gjyqesor dhe atij te drejtesise konsolidimin e institucioneve dhe shoqerise demokratike ne luften ndaj korrupsionit krimit te organizuar etj.
Nga ana e tij Ambasadori Arvizu vuri ne dukje vleresimin e tij pozitiv per Shqiperine dhe shqiptaret si nje vend dhe popull qe kane nje lidhje te vecante me Shtetet e Bashkuara dhe popullin amerikan.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten sic e ka demonstruar roli pozitiv dhe moderator ne rajon dhe kontributi i forcave paqeruajtese shqiptare ne Irak dhe Afganistan - theksoi Ambasadori Arvizu duke shtuar se gjate ushtrimit te detyres se tij do te punoje qe lidhjet e forta mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen edhe me tej.