E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet ne Maliq me pak hektare nen uje

Harta e permbytjeve ne fushen e Maliqit eshte tkurrur tashme behet fjale per 1 mije hektare toke bujqesore e permbytur ne tre komuna pikerisht ne Libonik Pirg edhe Vreshtas.

Niveli i ujit eshte i larte ku ne disa zona arrin deri ne 3 metra dhe e ben te pamunduren nderhyrjen per hapjen e kanaleve kulluese apo edhe riparimin e kolektorit te fshatit Sovjan.

Situata vijon te jete kritike edhe per lumin Devoll i cili vijon te jete i tejfryre edhe nje perkeqesim i motit dhe rifillimi i reshjeve do e bente situaten ne kete zone mjaft kritike ku kesaj here vershimi i tij do te perfshinte edhe banesa.

E ndersa panorama ne fushen e Maliqit ofron qindra hektare toke nen uje dhe shtabi i emergjencave civile ne prefekturen e Korces raporton nje situate nen kontroll ndersa banoret e tokave te permbytura kerkojne demshperblim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›