Arvizu Te rishikohet legjislacioni imuniteti mos jete pengese per hetim ndaj korrupsionit
Është mbyllur sot programi “Sfida e Mijëvjeçarit”, program, i cili ka si qëllim luftën ndaj korrupsionit, krimit ekonomik financiar e krimit të organizuar. Në kuadër të këtij programi është krijuar edhe Taks Forca.
Ambasadori i SHBA-ve, Aleksandër Arvizu i pranishëm në këtë deklaroi se çdo person duhet t’i nënshtrohet hetimit për korrupsion, qofshin këta edhe zyrtarë, duke lëshuar kështu edhe një apel për Shqipërinë, e cila sipas Arvizu mbron zyrtarët nga ky hetim me anë të imunitetit.
Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka kërkuar sërish ndryshimin e legjislacionit shqiptar për sa i përket kufizimit të imunitetit për zyrtarët e lartë.
Ambasadori Arvizu theksoi se imuniteti pengon hetimet për zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion.
“Kjo pamundësi për të hequr imunitetin pengon hetimet në Shqipëri. Ndërkohë që të gjitha palët duhet të vazhdojnë me axhendën që të ndryshojnë ligjet në mënyrë që ato të zbatohen në mnëyrë të barabartë për të gjithë” theksoi Arvizu.
Gjithashtu ambasadori Arvizu ka theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, që gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë kanë imunitet ndaj duhet të shihet mundësia e ndryshimit të legjislacionit.
“Shqipëria është i vetmi vend që kufizon veprimtaritë hetimore që mund të bëhen për gjyqësorin dhe për personat publik për shkak të imunitetit” shtoi Arvizu.
Gjithashtu ambasadori Arvizu e ka cilësuar programin e mijëvjeçarit si mjaft të suksesshëm edhe pse zbatimi i Tkas Forcës ka qënë mjaft i vështirë.
Ndërkohë sot është mbyllur programi “Sfida e Mijëvjeçarit”, program i cili ka si qëllim luftën ndaj korrupsionit, krimit ekonomik financiar e krimit të organizuar ku në kuadër të këtij programi është krijuar edhe Taks Forca.