E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betonizimi i Vlores

Për këdo që ka kaluar qoftë edhe njëherë përgjatë bregdetit të Vlorës, duke nisur nga plazhi i vjetër e në drejtim të ujit të ftohtë, s’mund mos ti kenë rënë në sy kantieret e ndërtimit të hapura rishatasi, apo në proces pune. Një numër i lartë ndërtimesh nisi të lulëzojë në qytet vitin e fundit, ndërsa lejet e miratuara në KRRT-në e Bashkisë së Vlorës,tani kanë nisur zbatimin, duke betonizuar kështu edhe më tej qytetin e Vlorës.

Një vit më parë, në mbledhjen e fundvitit u dhanë plot 100 leje ndërtimit, për godina banimi deri në 10 kate në pjesë të ndryshme të qytetit të Vlorës. Por zona më e cenuar është zona e ujit të ftohtë. Në këtë zonë me mijëra metra katror, edhe buzë detit janë shndërruar tanimë në kantiere ndërtimi, të cilat po cenojnë rëndë gjeologjinë tokës në këtë zonë, ekosistemin, dhe njëherazi burinë e bregdetit të Vlorës.

Kështu KRRT-ja e bashkisë së Vlorës, e kryesuar nga kryetari i Bashkisë, Shpëtim Gjika, ka dhënë leje ndërtimi në çdo anë e cep të qytetit, shpesh edhe në terrene kodrinore me pjerrësi të madhe, në plazhe, apo sipërfaqe shkëmbore fare pranë detit.

Megjithë kontestimet e shumta të bëra nga disa anëtarë të KRRT-së së Vlorës lejet janë miratuar, e janë vënë në zbatim.
Kështu edhe këtë sezon veror Vlora prezantohet një kantier i madh ndërtimi përgjatë gjithë bregdetit të saj, ndërkohë që lejet abuzive, në zona absolutisht të ndaluara apo të pamenaxhuara, sikundër është zona e Ujit të Ftohtë, vijojnë të jenë pjesë e trojeve që po miratore leje.

Disa here janë pasur procedime për lejet e ndërtimit të dhëna nga ana e Bashkisë, ku pesha kryesore i takon pikërisht zyrës së urbaniztikës, pranë Bashkisë së Vlorës, por duket se këto institucione nuk mbajnë përgjegjësi përpara ligjit, përsa Vlora vijon të uzurpohet në cdo pjesë të bregdetit të saj nga masivët e betonit, të cilët në një kohë të shkurtër do të jenë pjesë e tregut immobiliar në qytet, treg ky që prej kohësh është në krizë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›