Grabitje ne Patos 2 persona me maska dhe arme sulmojne nje shtepi
Dy persona me maska dhe me armë zjarri, kanë sulmuar një banesë në qendër të Patosit.
Ata kanë mundur të grabisin rreth 300 mijë lekë të vjetra, ndërsa në ikje janë përleshur me pjesëtarët e familjes.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen “1 maj” ndërkohë që policia është vënë në kërkim të autorëve të cilët ende nuk janë identifikuar edhe pse janë përballur nga afër me pjesëtarët e familjes viktimë.
Sipas policisë lokale, mësohet se nuk ka asnjë të lënduar, ndërkohë që grabitësit kanë marrë me vete shumën e gjetur brenda në banesë.