Arvizu: Të shpejtohet me numërimin e votave

Këtë deklaratë përfaqësuesi më i lartë i Shteteve të Bashkuara në vendin tonë e bëri gjatë një vizite në KZAZ-në nr. 49 të njësisë bashkiake 5, ku aktualisht numërimi vazhdon ngadalë dhe shpeshherë ka pasur incidente e tensione.
Sipas Arvizusë, është me rëndësi që qytetarët të mësojnë rezultatin e zgjedhjeve. “Njerëzit duan dhe meritojnë që votat e tyre të numërohen. Ne po bëjmë punën tonë që votat të numërohen”, u shpreh ambasadori.
Mbërritja e papritur e diplomatit amerikan bëri që komisionerët e përfshirë në debate t’i rikthehen numërimit të kutive. Sherri mes komisionerëve nisi për një fletë votimi, që kamera nuk e tregoi në lexim.
/Start/
2011-05-12 22:49