E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreu i ri i bashkisë “peng” në Njësinë 5

Kjo është njësia e fundit ku po zhvillohen numërimet, çka do të përcaktojë përfundimisht fituesin në bashkinë më të madhe në vend.

Rezultati midis kandidatëve është tejet i ngushtë, teksa qëndron në avantazh kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha me rreth 900 vota. Në KZAZ-në 49, ndodhen 65 kuti votimi, ndërsa janë numëruar vetëm 49 prej tyre.

Numërimi pritet të nisë sot në orët e para të mëngjesit, nëse nuk do të ndodhë si një ditë më parë që shtyrja u bë për disa orë rresht gjoja nga lodhja e numëruesve.

Kjo zonë njihet si bastion i Partisë Socialiste, por shpresat varen në fije të perit nga të dyja palët politike. Mbrëmë këtë KZAZ e ka vizituar nga afër edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu, dhe ai i Bashkimi Evropian, Ettore Sequi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-13 08:10
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›