E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu-Topi: Të kapërcehet ngërçi politik

Gjatë këtij takimi, Topi dhe Arvizu diskutuan për situatën aktuale pas zgjedhore, duke theksuar nevojën e përmbylljes sa më të shpejtë të procesit zgjedhor.

Ata kërkuan kapërcimin e ngërçit të stërzgjatur politik nëpërmjet rivendosjes së dialogut politik ndër-institucional e respektimit të ligjit dhe institucioneve të pavarura kushtetuese në shërbim të interesave madhore të vendit dhe aspiratave integruese evropiane të popullit shqiptar.

Në takim, kreu i Shtetit shqiptar i dorëzoi përfaqësuesit të vendit më mik dhe aleatit të ngushtë të Shqipërisë, mesazhin drejtuar homologut të tij, Presidentit Barak Obama, me rastin e përvjetorit të 235-të Pavarësisë së SHBA-ve duke i shprehur njëkohësisht Ambasadorit amerikan urimet më të përzemërta edhe në emër të mbarë popullit shqiptar për këtë ngjarje historike. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-29 15:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›