E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Shqipëria pa afat, për anëtarësimin në BE

Shqipëria nuk ka një afat kohor për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në një seminar për perspektivën Europiane të Shqipërisë, ambasadori Ettore Sequi shef i delegacionit Europian në vendin tonë u shpreh se ajo që kërkohet shpesh është një datë se kur do të ndodhë anëtarësimi i vendit në BE, por një gjë e tillë nuk dihet . Sipas ambasadorit Sequi, i sigurt është fakti që duhet që më parë të plotësohen kushtet dhe në varësi të kësaj, do të vendoset më pas.
 

“Plotësimet e kushteve për anëtarësimin në BE janë të vështira. Shpesh në vendin tuaj gazetarët më pyesin se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE. Nuk dihet se kur mund të ndodhë integrimi i vendit tuaj . Do të duhet kohë, por që nuk mund të përcaktohet se sa do të jetë. Në fillim duhet që të plotësohen kushtet dhe procedurat dhe pas kësaj mund të kemi një afat. Integrimi në BE është një proces mjaft kompleks. Përfshirja e Shqipërisë në Bashkimin Europian do të sjellë mjaft përfitime, si në aspektin social dhe në atë ekonomik”.
 

Në këtë seminar u diskutua gjithashtu për një sërë çështjesh që lidhen me integrimin Europian dhe për kushtet që duhet të plotësojnë vendet e Ballkanit për tu bërë pjesë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›