E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu-Topi Te permbyllet sa me shpejt procesi zgjedhor

Pas ardhjes ne Shqiperi ambasadori i SHBA takon kreun e shtetit

Menjehere pas mberritjes nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Tirane ambasadori Aleksander Arvizu ka zhvilluar nje takim me kreun e shtetit Bamir Topi. Zyra e shtypit e Presidences ben te ditur se Arvizu dhe Topi u takuan ne rezidencen private te ambasadorit amerikan ne Tirane. Ne fokusin e bisedimeve mes tyre ka qene situata politike dhe ajo zgjedhore ne Tirane. Presidenti Topi dhe ambasadori Arvizu diskutuan edhe per situaten aktuale paszgjedhore duke theksuar nevojen e permbylljes sa me te shpejte te procesit zgjedhor te kapercimit te ngercit te sterzgjatur politik nepermjet rivendosjes se dialogut politik nderinstitucional e respektimit te ligjit dhe institucioneve te pavarura kushtetuese ne sherbim te interesave madhore te vendit dhe aspiratave integruese europiane te popullit shqiptar thuhet ne njoftimin per shtyp te Presidences. Kreu i shtetit shqiptar i dorezoi perfaqesuesit te vendit me mik dhe aleatit te ngushte te Shqiperise mesazhin drejtuar homologut te tij Presidentit Barak Obama me rastin e pervjetorit te 235-te Pavaresise se SHBA-ve duke i shprehur njekohesisht ambasadorit amerikan urimet me te perzemerta edhe ne emer te mbare popullit shqiptar per kete ngjarje historike. Presidenti i Republikes prof. dr. Bamir Topi takoi diplomatin amerikan ne prag te nisjes per ne Mal te Zi ku do te marre pjese ne Samitin e Krereve te Shteteve te Rajonit ne kuader te Procesit te Bashkepunimit te Vendeve te Europes Juglindore. Ambasadori Arvizu prej me se dy javesh ishte ne SHBA. Arsyeja e largimit nga Shqiperia ishte shendetesore ai ndermori nje nderhyrje kirurgjikale ne zemer. Kjo ishte e programuar me pare. Kjo beri qe Arvizu te mungonte ne festen e organizuar nga Partia Socialiste me 12 qershor per 20-vjetorin e themelimit te kesaj partie. E pranishme ne kete eveniment ishte zv.ambasadorja Deborah Jones. Arvizu mesohet se eshte kthyer dje nga SHBA-ja dhe menjehere ka nisur kontaktet per tu njohur mbi zhvillimet politike ne vend. Nderkombetaret kane qene aktive para dhe gjate zhvillimit te zgjedhjeve lokale te 8 majit. Gjithashtu ambasadori Arvizu ka mbajtur qendrime dhe ndaj ankimeve te partive ne Kolegjin Zgjedhor. Procesi zgjedhor ka hyre ne ate qe quhet faza e kontestimit ligjor. Dhe mesa kuptoj vendimet me kritike jane ato te ashtuquajtura vendime normative. Dhe kjo eshte planifikuar te shqyrtohet sot nga Kolegji Zgjedhor dhe mund do te zgjase disa dite. Kjo nevojitet te vendoset te faza ligjore ashtu si mendoj Shtetet e Bashkuara BE dhe te tjere e kane bere te qarte dhe ne e themi kete si miq te Shqiperise. Ka dy gjera themelore qe nevojiten te theksohen. Pika e dyte eshte qe sapo kjo te behet dhe vendimi te jepet eshte shume e rendesishme qe te gjitha palet te pranojne perfundimin sepse kjo eshte pjese e procesit ligjor demokratik tha Arvizu ne deklaraten e mbajtur me 27 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›