E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Qeveria po bën përpjekje për reduktimin e aksidenteve

Qeveria po bën përpjekjet maksimale për mënjanimin e aksidenteve, nëpërmjet një përmirësimi rrënjësor të infrastrukturës rrugore, të futjes së vëzhgimit digital në respektimin e rregullave dhe rritjes së kërkesave ndaj drejtuesve të mjeteve. Kështu është shprehur kryeministri Berisha gjatë një takimi mbrëmjen e djeshme me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilit (FIA), z. Jean Todt, që ka ardhur në vendin tonë me ftesë të Klubit Shqiptar të Automobilit (ACA).
 

Kryeministri Berisha vuri në dukje se automobilizmi është nga sportet më të ndjekur në Shqipëri, ashtu siç është i njohur edhe emri i z. Todt si menaxher i përgjithshëm i Ferrarit, kur pati siguruar titullin e kampionit të Formula Uno në vitet 2000-2004 duke premtuar se qeveria do ta mbështese Federatën Shqiptare, në veprimtarinë e saj.
 

Duke paraqitur veprimtarinë e organizatës që drejton, z. Todt vuri në dukje se FIA është angazhuar në një fushatë sensibilizimi për mënjanimin e aksidenteve automobilistike, nga të cilat gjatë vitit 2012 kanë humbur jetën 1.5 milion vetë dhe janë plagosur 50 milionë të tjerë. Ai vlerësoi angazhimin në këtë fushatë të ACA-s, e cila po bën një punë të mirë edhe për zhvillimin e sportit të automobilizmit në Shqipëri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›