E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Zgjedhje transparente. Maturi nga partitë

ELBASAN- Ambasadori i SHBA-se ne vendin tone, Aleksander Arvizu ka perseritur nga Elbasani apelin per zgjedhje te ndershme dhe transparente, duke keshilluar partite te tregojne maturi.

Gjate nje vizite ne qytetin e Elbasanit, Arvizu ka theksuar se ne qender te zgjedhjeve jane interesat e qytetareve dhe per kete kandidatet duhet te mendojne per ta dhe projektet e zhvillimit dhe jo vetem per fitoren.

Sipas tij, zgjedhjet vendore duhet te shtojne shpresen e qytetareve per te ardhmen dhe nuk duhet te jene burim shqetesimi.Arvizu ka kerkuar nga qeveria te beje cështë e mundur që këto zgjedhje të jenë transparente dhe në perputhje te standardeve europiane.

Duke u ndalur ne incidentet e fushates, Arvizu kerkoi nga forcat politike  të ruajnë qetësinë dhe të mos krijojnë konflikte dhe incidente në dëm të mbarëvatjes së procesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›