PD: Opozita trillon për flamujt në Korçë

Partia Demokratike në Korçë reagon menjeherë pas incidentit te ndodhur sot, ndërsa persona të panjohur kanë vjedhur flamujt e Partisë Socialiste në zyrën e lagjes numër 8 në këtë qytet.
PD i ka cilësuar akuzat si trillime dhe të pavërteta dhe se këto trillime nuk i nevojiten qytetit. Sipas PS-së në Korçë, janë dhunuar edhe simbolet e kësaj force politike.
Për këtë, Partia Socialiste në Korçë ka denoncuar militantët e Partisë Demokratike si autor të ngjarjes. PD iu kundërpergjigj, duke theksuar se kjo forcë i trembet humbjes në 8 maj.