E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takohet me delegacionin e KiE-së

Situata parazgjedhore në Shqiperi dhe incidentet e fundit që lidhet me fushatën elektorale, kanë qenë në fokus të bisedimeve që specialistë të Këshillit të Europës kanë diskutuar me zyrtarët e lartë në Shqipëri. Gjatë një takimi me kryetarin e komisionit qëndror të zgjedhjeve, mësohet se përfaqësues të këtij delegacioni, i kanë kërkuar kryetarit Ristani që të përgatitë strukturat e duhura për nje proces zgjedhor, sipas standarteve.

Ndërsa sa i përket interesimit të “Ora News” për incidentet ditëve të fundit, kryetarja e delegacionit të Këshillit Europian ka preferuar që të mos komentojë.
 

Nga ana tjetër, pas një takimi me zyrtarët europian, zëvendëskryeministri, njëkohësisht ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto tha se maxhoranca ka dhënë sinjalet e saj që në fillim të fushatës për zhvillimin e proçesit zjedhor të qetë dhe demokratik.
 

Delegacioni i specialistëve të Këshillit të Europës mbërriti në Tiranë për tu njohur nga afër me situaten parazgjedhore në Shqipëri si dhe me masat që janë marrë nga institucionet përkatëse për mbarëvajtjen e këtij procesi. Këshilli i Europës ka mandatuar nëj numër të lartë të vëzhguesve të cilët do të vijnë në Shqipëri për të monitoruar proçesin zgjedhor të 8 majit në vendin tonë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›