Arvizu Zgjedhjet test per demokracine

Ambasadori Amerikan, Alexander Arvizu në vazhdën e deklaratave që theksojnë se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje për Shqipërinë, lëshoi një tjetër deklaratë që vë theksin sërish tek ky proces.
“Këto zgjedhje janë një test për demokracinë shqiptare, dhe unë shpresoj që ky test të kalohet me sukses nga Shqipëria”, shkruan ambasadori Arvizu në profilin e tij në rrjetin social Twitter. Një ditë më parë, kryediplomati amerikan bëri thirrje për pjesëmarrje sa më masive në zgjedhje. “Shtetet e Bashkuara janë të bindura për të ardhmen e Shqipërisë. Votoni! Bëhuni pjesë e demokracisë!”, ishte apeli i ambasadorit Arvizu. Ndërsa në postimin e datës 4 qershor, ambasadori amerikan bën thirrje për zgjedhje të lira e të ndershme. “Populli shqiptar meriton të dëgjohet. Jepuani këtë mundësi!”. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Rama: Votoni Rilindjen!
KQZ: Transmetimi i filmimeve të partivë, në Kod
Meta: Ekonomia pranë recesionit